Përfaqësuesit ndërkombëtarë, ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe raportuesi për Shqipërinë, eurodeputeti Knut Fleckenstein janë pikasur pak çaste më parë në afërsi të kryeministrisë.
Të fotografuar duke ecur në rrugë, përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë parë të dalin nga ana e kryeministrisë. Për çfarë mund të kenë takuar kryeministrin Rama vetëm një ditë përpara zgjedhjeve? Mund të bëhet fjalë për një vizitë të thjeshtë formale ose diskutim mbi mbarëvajtjen e qetë të zgjedhjeve të nesërme. Deri tani nuk është bërë ende e ditur.