INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfaqësuesja e BE, Mogherini dhuna ndaj gazetarëve në rritje

Përfaqësuesja e BE, Mogherini dhuna ndaj gazetarëve në rritje

Publikuar më: 13:27 03-05-2016

Përfaqësuesja e Lartë, e BE Federica Mogherini në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ngre alarmin në lidhje me frikën dhe dhunën ndaj gazetarëve. Sipas saj frika është në rritje.
Mogherini ndan dhe shqetësimin për miratimin e ligjeve apo praktikave që vendosin censurë, inkurajojnë vetë-censurimin apo sigurojnë ndëshkime ligjore, përfshirë sanksione penale, financiare dhe administrative, keqpërdorim të pushteteve të tregut dhe kushte të këqija ekonomike.
Sipas zyrtares, Bashkimi Europian është i angazhuar të vazhdojë promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe të shprehjes në mbarë botën, jo vetëm jashtë rrjetit, por edhe lidhur me internetin dhe teknologji të tjera komunikuese të informacionit.
Mogherini thekson se BE dënon nivelin në rritje të frikësimit dhe të dhunës që hasin gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktorët e medias dhe individë të tjerë në shumë vende të botës kur ushtrojnë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes në rrjet dhe jashtë tij.

Article Logic
Execution time: 0.0023579597473145