INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfaqësuesja e Kosovës në karate nuk lejohet të hyjë në Serbi. Reagon Haradinaj

Përfaqësuesja e Kosovës në karate nuk lejohet të hyjë në Serbi. Reagon Haradinaj

Publikuar më: 09:37 09-05-2018

Përfaqësuesja e Kosovës në karate nuk lejohet të hyjë në territorin e Serbisë. Sportistët ishin nisur mëngjesin e sotëm për në Novi Sad, ndërsa janë ndaluar në pikën kufitare të Merdares me urdhër të instancave zyrtare serbe. Ky ndalim shënon një tjetër incident mes dy vendeve. Kryetari i Federatës së Karatesë, Ismet Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë se në pikën kufitare të Merdares, përfaqësueses së Kosovës iu tha se është vendim i Ministrisë së Brendshme të Serbisë që asaj të mos i lejohet hyrja në Serbi. Karateistët e Kosovës u nisën për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad.

kosova_sku.jpg"Unë dhe sekretari i përgjithshëm jemi nisur mbrëmë rreth orës 21:00. Kemi pritur deri në orën 01:00 dhe në fund nuk jemi lejuar të hyjmë në Serbi. Përsëri jemi nisur në orën 05:00 të mëngjesit, me autobus dhe me sportistët tanë, dhe përsëri jemi kthyer, me arsyetimin se ky është vendim i Ministrisë së Brendshme të Serbisë", tha Krasniqi, duke shtuar se në pikën kufitare ka pasur prani të madhe të policisë dhe xhandarmërisë serbe. Krasniqi tha se ky vendim është i papranueshëm dhe se pret reagimin e Federatës Evropiane të Karatesë.
Pas ndalimit të Kombëtares së Kosovës nga autoritetet e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës, ka reaguar kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se ky “është akt i papranueshëm”.
Ramush Hardinaj
Ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga autoritetet e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës, është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm. Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit.

Mësohet se shkak për këtë vendim janë bërë simbolet me të cilat ekipi i Kosovës do të paraqitej në këtë kampionat. Ekipi kishte vendosur të merrte pjesë në garë vetëm me simbole shtetërore të Kosovës, ndërsa Serbia ka thënë se Kosova do të mund të konkurronte vetëm nën flamurin e Federatës Evropiane.

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988