Përfaqësuesja e Spanjës në Eurosongun e këtij viti arriti të renditet e treta.
E ftuar në një show televiziv Chanel Terrero, ka përmendur Ronelën gjatë intervistës dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë të pranishmit në sallë të brohorisnin emrin e këngëtares shqiptare.
E emocionuar për këtë është shprehur edhe Ronela, e cila ka ndarë momentin në rrjete sociale.
Me këngëtaren spanjolle, Ronela ka krijuar një miqësi gjatë kohës së Eurosong, vajzat janë parë shpesh bashkë gjatë përgatitjeve dhe provave.