INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përfitimet nga heqja e qeseve në mjedis dhe shëndet...[VIDEO]

Publikuar më: 15:24 30-10-2017

Pas heqjes së qeseve të bukës nga ana e furrave në Tiranë kanë nisur të ndihen efekte pozitive të nismës së Bashkisë në ndihmë të ekosistemit dhe eleminimit të ndotjes. Në kryeqytet përllogariten rreth 1000 furra buke dhe shiten rreth 1 mijë ton bukë dhe që prej datës 20 shtator në një ditë eleminohet përdorimi i afro 1 milion qeseve. 

Ambalazhimi i bukës me qese dhe më pas hedhja e tyre nëpër rrugë apo kosha ishte kthyer në një makth jo vetëm për punonjësit e ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, pasi ato bllokonin pusetat, por dhe ambjetalistët e ricikluesit thonë se qeset nuk shpërbëhen në mënyrë natyrale në kohë të shkurtë, por duan gati 400 vjet, ndërsa qeset e letrës vetëm duan 4 minuta.
Po cilat janë dëmet nga qeset e plastikës? Ndotja nga materiali plastik është një çështje serioze, pasi ndikon më pas tek shëndeti. Plastika çliron lëndë kimike që shkaktojnë kancer, ulin imunitin, ndikojnë në trurin e fëmijëve duke i bërë më agresive dhe rrisin astmën.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771