INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfitimi i azilit nëpërmejt gjakmarrjes do të zbulohen shpejt, zbuloni arsyen

Përfitimi i azilit nëpërmejt gjakmarrjes do të zbulohen shpejt, zbuloni arsyen

Publikuar më: 09:24 05-09-2017
Përfitimi i azilit në vende të huaja me motiv gjakmarrjen tashmë do të ketë pengesa pasi zbulimi do të kryhet shpejt. . Kjo pasi eshte krijuar baza e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri nga Policia e Shtetit. Akses i shpejtë i informacionit vetëm për qëllime policore për evidentimin e të gjitha rasteve të ndodhura në vite, evidentimin e individëve dhe familjeve të prekura nga ky fenomen, evidentimin e individëve dhe shoqatave që merren me trajtimin e rasteve të pajtimeve. Gjithashtu kjo bazë të dhënash do të shërbejë dhe parandalojë abuzimin me kërkesat për azil, duke shkëmbyer në kohë informacion të ndërsjelltë policor me partnerët e atyre vendeve ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përforin këtë motiv për të kërkuar azil. Për herë të parë, Policia e Shtetit po krijon një bazë të të dhënave për gjakmarrjen në Shqipëri, për evidentimin dhe historikun e individëve apo familjeve të prekura nga Gjakmarrja. Gjatë viteve të fundit fenomeni i gjakmarrjes është keqpërdorur nga shtetas të ndryshëm shqiptarë për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vazhdimisht Policia e Shtetit merr kërkesa nga homologët e tyre për verifikimin e deklaratave të shtetasve shqiptarë që pretendojnë se janë në gjakmarrje. Administrimi i një baze me këto të dhëna do të shërbejë për parandalimin e kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Baza e të dhënave do të ndikojë gjithashtu pozitivisht në punën e Policisë së Shtetit duke ofruar konsultimin e të dhënave dhe marrjen e informacionit në çdo kohë për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri.
Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496