INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfitimi shëndetësor nga ngrënia e thonjve

Përfitimi shëndetësor nga ngrënia e thonjve

Publikuar më: 09:54 13-07-2016

Ngrënia e thonjve ose thithja e gishtit janë zakone jo higjenike dhe mjekët thonë se këto veprime rrisin rrezikun për infeksione dhe deformim të nofullës.

Ka shumë raste, kur këto zakone vazhdojnë edhe në moshë madhore.

Por, një studim i fundit ka nxjerrë konkluzionin se përveç problemeve, personat që hanë thonjtë ose thithin gishtin, apo i bëjnë të dyja këto verpime, kanë edhe një përfitim. Ata kanë më pak shanse për të qenë alergjikë.

Në studim u përfshinë rreth 1000 persona dhe u vërejt se gjysma e tyre, që nuk bënin asnjë nga këto veprime dolën pozitivë në testet e alergjisë.

Grupi që kishte vetëm një prej veseve kishte thuajse 41 % më pak mundësi për alergji, ndërsa grupi që i kishte pasur të dy, 31 % më pak mundësi.

Studiuesit e shpjegojnë rezultatin me hipotezën e higjienës, e cila thotë se ekspozimi në moshë më të hershme ndaj baktereve, viruseve dhe faktorëve alergjikë, forcon sistemin imunitar dhe e bën më të gatshëm për t’iu përgjigjur sulmeve mirkrobiologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0019659996032715