INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfitojnë edhe 6,309 tatimpagues nga procesi i fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat

Përfitojnë edhe 6,309 tatimpagues nga procesi i fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat

Publikuar më: 13:37 07-07-2017

Rreth 6 mijë tatimpagues kanë përfituar faljen e gjobave që kishin marr për mos deklarimin në kohë. Pas mbylljes së procesit të fshirjes së detyrimeve, Ministria e financave ka deklaruar se nga 111.356 subjekte që aplikuan kanë përfituar 6.309.
Llojet e dënimeve që u falen janë

• Listpagesë e TAP
• Deklarata të TVSH-së,
• Deklarata për destinimin e fitimit
• Deklaratë Tatim Fitimi/Tatim i Thjeshtuar i Fitimit
• Taksa Kombëtare etj.

Të gjithë tatimpaguesit që kanë përfituar do të gjejnë në llogarinë e tyre elektronike njoftimin përkatës.

Procesi i fshirjes automatike do të vijojë hap pas hapi me çdo zë që parashikon legjislacioni.

Kujtojmë se tatimpaguesit duhet të konsultohen me legjislacionin lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja. Informacioni i plotë i ligjit dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave gjenden të publikuara në faqen zyrtare të tatimeve www.tatime.gov.al në rubrikën “Legjislacioni”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0061459541320801