Ndonëse prej kohësh është përfolur se mes moderatores Arbana Osmani dhe Luizit me Kiarën ka patur një krisje në raportin e tyre, me këtë veprim të fundit u vërtetua se në fakt nuk ka asnjë mosmarrëveshje. Përkundrazi.
Arbana ka bërë urimet më të përzemërta për lajmin e ëmbël se këngëtari së shpejti do të bëhet babai i një vajze, me moderatoren Kiara Tito.
"Zoti jua ruajtë"- shkruan regjisori, kurse Arbana: "Urime e vetëm bekime", duke u bërë tag të dyve.
Edhe nëse mes tyre ka patur mosmarrëveshje, duket se ‘hatërmbetjet’ janë lënë pas në këtë ditë të veçantë për çiftin.