Loredana dhe Zuna janë përfolur shpesh për një marrëdhënie mes tyre, pasi këngëtarja u nda nga Mozzik.
Dyshimet u përforcuan nga një video e shkrepur në aeroplan ku reperja kosovare shihet në prehrin e kolegut të saj libanez.
Po ashtu Zuna nuk iu nda Loredanës as për Shën Valentin dhe ata festuan bashkë deri në mëngjes.
Ndërsa së fundmi, “Prive.al” ka siguruar një foto të çiftit në aeroportin e Zyrihut. Nuk dihet destinacioni drejt të cilit janë nisur, por Loredana dhe Zuna sërish janë shfaqur të pandashëm duke lënë të vazhdohet të dyshohet se në raportin mes tyre ka diçka përtej miqësisë.