Reperja e njohur Loredana vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për karrierën e saj por dhe për jetën personale.
Pas ndarjes nga reperi Mozzik, Loredana u përfol se është në një lidhje me reperin Zuna dhe aludimet u përforcuan akoma më shumë pasi dy muaj më parë disa pamje ku Zuna shfaqej me një femër bionde, që mendohej se ishte Loredana bën xhiron e rrjetit.
Ata e mohuan lidhjen, por postimet në rrjetet sociale shtuan dyshimet madje Loredana e quajti Zunën “partner…në biznes”. E si të mos mjaftonin të gjitha këto, Loredana dhe reperi i famshëm publikuan këngën “Du Bist Mein” me të cilën kanë qëndruar në vend të parë të toplista të ndryshme si Zvicër dhe Gjermani.
Ditën e djeshme, Zuna mbushi 27 vjeç dhe nuk mund të mungonte një urim publik nga Loredana.
Në një postim në Insta Story ku ata shihen përkrah njëri-tjetrit, reperja dhe bashkëpunëtorja e tij i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shpirt i pastër!”