Para pak ditësh u përhap një lajm nga të afërmit e dyshes, të cilët treguan se Mozzik dhe e dashura e tij Loredana janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por ky thashethem nuk u pranua asnjëherë nga reperi dhe Loredana, por mund te themi se as u mohua gjithashtu. Ditën e djeshme në emisionin Fun Day me moderatore Fatma Methasani u tregua një foto ku Loredana shihej me barkun e rrumbullakosur. Kjo foto i ngre akoma më shumë dyshimet se dyshja janë në pritje të një fëmije.
Por ditën e sotme Loredana ka postuar një video ku tregon një tatuazh të sajin në pjesën e këmbës dhe mbishkrim na habiti pak: "Ready to die" (Gati të vdes!). Hmm, Loredana na duhet një shpjegim pse ky tatuzh paksa i 'frikshëm' tek ty? Po ju do guxonit të bënit një tattoo të tillë?/intv.al/