Tashmë prej disa kohësh në media po përflitet për ndarjen e moderatores Arbana Osmani nga Ardit Kero dhe për lidhjen e mundshme me regjisorin Eduart Grishaj.
Asnjëri prej të dyve nuk ka pohuar të jenë në një lidhje dashurie, por as e kanë mohuar këtë gjë.
Por një rastësi e këndshme bën që 7 maji të jetë ditë feste për të dy, pasi ashtu si moderatori edhe regjisori festojnë ditëlindjen në këtë datë.
Madje 7 majin e vitit të kaluar Eduarti publikoi një foto me Arbanën dhe me gazetarin Eraldo Rexho, i cili gjithashtu ka ditëlindjen.
Reegjisori e ka shoqëruar këtë foto me tre 7-ta, ndërkohë që në të njëjtën datë të vitit 2017 Eduarti ka publikuar një fotografi të vetën.
Por ajo që tërheq vëmendjen është komenti i Arbanës: Gëzuar ditëlindjen më i miri.
Tashmë na mbetet të shohim se ku do ta festojnë ditëlindjen këtë vit moderatorja dhe regjisori.