INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Performanca e Rihanna hap shfaqjen e MTV Video Music Awards [VIDEO]

Performanca e Rihanna hap shfaqjen e MTV Video Music Awards [VIDEO]

Publikuar më: 17:34 28-08-2016

Rihanna është gati për “work work work” në festivalin MTV Video Music Awards që do të mbahet sonte në orën 21:00, me orën lokale në Madison Square Garden. Përveç marrjes së çmimit Video Vanguard, çmim që i jepet një artisti që ka dhënë shumë në karrierën e tij muzikore, Rihanna do të hapë këtë mbrëmje festive, sigurisht me një performancë ashtu siç vetëm RiRi di. Këngëtarja 28 vjeçare postoi një video në Instagram, në të cilën shfaqet një spot që tregon se Rihanna do të hapë MTV VMA 2016, spot ky i realizuar nga artisti suedez Panda Gunda.  RiRi do të përformojë gjithashtu edhe një kolazh me këngët e saj më të mira ndër vite. Shfaqja pritet të ketë shumë surpriza, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494