INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Performanca spektakolare e Lady Gaga? The Simpsons parashikuan gjithçka...përsëri! [VIDEO]

Performanca spektakolare e Lady Gaga? The Simpsons parashikuan gjithçka...përsëri! [VIDEO]

Publikuar më: 15:56 06-02-2017

Nga presidenca e Donald Trump e deri tek performanca spektakolare e Lady Gaga në Super Bowl, Simpsons po parashikojnë ngjarjet më të bujshme amerikane.

Ata parashikuan gjithçka në vitin 2012, pra plot 5 vite përpara se kjo performancë të realizohej. Këtë herë gjithçka ishte më afatshkurtër se me Presidentin Trump, për të cilin u deshën plot 16 vjet për t’u realizuar profecia e nisur në vitin 2000. Episodi i veçantë jo vetëm parashikon performancën e Lady Gaga në Super Bowl, por edhe disa detaje, si p.sh. pjesën ku ajo fluturon. Madje në këtë seri, të titulluar “Lisa Goes Gaga”, ajo gjithashtu i bie pianos dhe vesh çizme të gjata. Ngjashmëritë janë aq të mëdha sa vështirë të mendosh për një rastësi, më shumë mund të themi se Gaga është frymëzuar pikërisht nga ky episod. Themi frymëzim për të mos thënë kopje, për një performancë që gjithsesi ishte spektakolare.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207