Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit. Sipas informacioneve të para nuk raportohen persona të lënduar.
Ndërkohë që edhe ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamje nga autobuzi i përfshirë nga flakët, si dhe ka denoncuar faktin se nuk ka patur asnjë prezencë dhe aspak gatishmëri nga forcat e zjarrëfikëses për të shuar zjarrin.
Statusi i plotë:
"Merr flake autobuzi ne Rrugen e Kombit, zero gadishmeri apo sherbim zjarrefikesish. sb",- shkruan ish kreministri, Berisha.