INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfshirja e Tahirit në bandën Habilaj? Flet për herë të parë Edi Rama [FOTO]

Përfshirja e Tahirit në bandën Habilaj? Flet për herë të parë Edi Rama [FOTO]

Publikuar më: 14:35 17-10-2017

Nga zbardhja e përgjimeve të bandës kriminale, e drejtuar nga Moisi Habilaj doli emri i ministrit Saimir Tahiri, i cili flitet se ka ofruar makinën e tij në shërbim të kësaj bande por edhe ka përfituar para. Lidhu me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë edhe kryeministri edi Rama në rrjetin social facebook. Edhe pse thotë se e njeh shumë mirë Saimir Tahirin, Edi Rama kërkoi nga organet e drejtësisë shqiptare të zbardhin të plot këtë ngjarje.
Edi Rama:
DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.
Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

rama_ne_fb.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334