Lidhja e tyre dukej nga ato që zgjaste, madje edhe që do të përfundonin në martesë.
Por ja që nuk ndodhi kështu me Kylie Jenner dhe reperin Tyga. Ndarja e tyre këtë herë ishte përfundimtare, kjo edhe për faktin se 20 vjeçarja do të bëhet mama për herë të parë. Por ndërkohë që e vogla e familjes Jenner ka vazhduar me jetën e saj, ish i dashuri duket se nuk po e harron dot. Madje e sheh atë në çdo të dashur tjetër. Kështu, pasi pak kohë pas ndarjes doli me një sozi të Kylie-t, edhe këtë herë vazja krah tij, modelja Kailyn Juju, ngjan shumë me Kylie Jenner. Nuk duhet të çuditemi pasi ka patur thuajse 4 vite lidhje intensive me yllin e reality show-t.