Pranvera është periudha në të cilën zakonisht ndodh çiftimi tek kafshët, por po të njëjtën stinë ndodh edhe tek gjarpërinjtë.
Në Australi Pranvera është stina e çiftëzimit për gjarpërinjtë ,deri më tani të paktën dy familje në Queensland, u kanë shpëtuar atyre helmues, të cilët i kanë gjetur në vende aspak të këndshme.
Të mërkurën, shërbimi i kapjes së gjarpërinjve u telefonua nga një familje në Brisbane, ku një prej zvarranikëve më të rrezikshëm në botë ishte futur në dhomën e gjumit të një çifti.
Siç raporton britanikja “The Telegraph”, në kohën kur autoritetet mbërritën në shtëpinë e familjes, gjarpri kaf kishte hyrë në shtratin e çiftit, nën kuvertë.
“Padyshim që ky nuk është vendi më i mirë për t’u përballur me një gjarpër helmues. Fatmirësisht e panë në kohë dhe nuk ishin në shtrat“, tha eksperti Stewart Lalor, për mediat lokale.