INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundojnë punimet në aksin Lin-Pogradec

Përfundojnë punimet në aksin Lin-Pogradec

Publikuar më: 10:55 01-09-2018

16 kilometra rrugë Lin - Pogradec, tashmë janë rikonstruktuar tërësisht. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inauguruan përfundimin e punimeve.
"Rrugë e kategorisë C1 me të gjitha elementët e sigurisë rrugore, elementët dekorativë, ndriçim dhe një trotuar që është një projekt goxha i veçantë për shkak të liqenit si një pasuri që ne e kemi. Trotuari fillon në Lin dhe përfundon në Pogradec. Është një rrugë që i ka të gjitha parametrat e plotë dhe me një cilësi shumë të mirë punimesh, me nënkalime këmbësorësh dhe me të gjithë elemenët e sigurisë rrugore. Po të kthejmë kokën përpara pak vitesh, kjo pamje e liqenit, pra mbi 16 kilometra ka qenë totalisht tjetër. Një rrugë e ngushtë, e shkatërruar dhe një liqen tërësisht i zënë nga ndërtimet pa leje. Sot që flasim kemi një breg të liqenit tërësisht të transformuar, një nga veprat më të bukura. Kushdo që do të vijë në Pogradec, një qytet që ka shumë atraksione turistike do të shohë një nga rrugët më të bukura të realizuara në vendin tonë’’ ka thënë Gjiknuri.
Më pas janë inspektuar edhe punimet që po vazhdojnë në një tjetër vepër infrastrukturore, tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit me gjatësi prej 1 km.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896