INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundojnë punimet në aksin Vorë- Kashar, nesër hapet segmenti Tiranë-Durrës

Përfundojnë punimet në aksin Vorë- Kashar, nesër hapet segmenti Tiranë-Durrës

Publikuar më: 16:02 30-06-2018
Pas përfundimit të punimeve për asfaltimin e segmentit Tiranë-Durrës, ditën e nesërme kjo rrugë do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.
Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, pohoi se sot përfundojnë punimet e fundit në aksin Vorë- Kashar.
‘’Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes emergjente të segmentit Tiranë - Durrës. Sot është ditë e fundit sipas parashikimti dhe planit të punimeve. Brenda ditës së sotme përfundon segmenti Vorë-Kashar. Kanë qenë ditë pune të vështira. Kanë qenë vetëm 16 ditë pune, duke shmanguar fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike, siguron kalueshmëri më të mirë dhe rrit elementët e sigurisë rrugore. Nesër trafiku do të jetë normal në të dyja drejtimet dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të qytetarëve që e përdorin’’ thotë drejtori i ARRSH-së.
 
punimet-Tirane-Durres-6.jpeg
Article Logic
Execution time: 0.0042939186096191