Kanë përfunduar punimet në rrugën në afërsi të zonës së Qafë Kasharit.
ARRSH ka bërë me dije se rruga është hapur dhe qarkullimi i automjeteve në Autostradën Tiranë-Durrës është normal me 2 korsi në të dyja drejtimet.
Sipas njoftimit të ARRSH, aktualisht po punohet jashtë trupit të rrugës për përfundimin e pusetave në hyrje dhe në dalje të tombinove.