INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përfundojnë zgjedhjet në LSI, Ilir Meta sërish kryetar! Ja sa vota morën kandidatët [VIDEO]

Publikuar më: 15:14 07-11-2016

Dalin rezultatet e zgjedhjeve për kryesinë e LSI.

Me 76 % të votave të anëtarësisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është rizgjedhur në krye të kësaj force politike, sipas parimit “një anëtar, një votë”. Ilir Meta drejton LSI që prej themelimit të saj, ndërsa këtë vit ajo festoi 12 vjetorin e lindjes si forcë politike.

Në zgjedhjet për kryetar kanë marrë pjesë rreth 84 % e anëtarësisë së  LSI, ku 12.1% e votave shkuan për kandidatin Përparim Spahiu, ndërsa Shezai Rrokaj mori 11.9%.

Themeluesi i LSI në vitin 2003, i larguar nga radhët e socialistëve, do të drejtojë këtë forcë politike edhe për 4 vitet e ardhshme. Ilir Meta u largua nga Partia Socialiste, ku dha kontributin e tij që prej vitit 91’. LSI, që prej themelimit të saj ka mundur të jetë faktor në qeverisjen e vendit, pasi pjesëmarrja e saj në koalicion ka përcaktuar dhe qeverisjen e vendit.

lsiu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379