INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon autopsia e shqiptarit me kokë të prerë në Greqi

Përfundon autopsia e shqiptarit me kokë të prerë në Greqi

Publikuar më: 09:36 10-05-2016

Publikohen rezultatet e ekspertizës mjeko - ligjore në Greqi të shqiptarit që u gjet të hënë i masakruar dhe me kokë të prerë. B. Tepollari nga Skrapari sipas mediave greke fillimisht është qëlluar me çifte, në mushkëri, pasi iu gjet dhe një plumb. Më tej pasi e kanë vrarë 25 vjeçarit i kanë prerë dhe kokën.

Sipas autopsisë Teropllari nuk ka patur shenja dhune, që do të thotë se nuk ka pasur një përleshje mes tij dhe autorit. Autoritetet policore kanë marrë dhe telefonin e viktimës nga ku mund të gjejnë të dhëna të vlefshme për të zbuluar motivet e vrasjes.

Banorët e zonës, kanë raportua se viktima kishte shkuar në atë zonë rreth 2 muaj më parë për të kërkuar punë dhe kishte nisur të punonte si bari në një fermë.
Për këtë ngjarje të rëndë policia ka kërkuar edhe informacion nga pala shqiptare, pasi dyshohet se i riu shqiptar mund të ketë qënë i përfshirë në aktivitetet kriminale, pasi në trupi e tij janë gjetur tatuazhe të bëra në burgu.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557