17-vjeçarja Ledia Rredhi, që u denoncua si e humbur nga familjarët e saj disa ditë më parë është gjetur në qytetin e Beratit.
Policia e Fierit, bëjnë me dije se vajza është gjetur nën shoqërinë e një 21 vjeçari, nga Berati, M.Gj.
Edhe familjarët e vajzës, kanë shpëtuar nga ankthi disa ditor e kanë thënë se në momentin kur vajza është gjetur ka deklaruar se nuk e ka rrëmbyer askush, pasi është larguar nga banesa me dëshirën e saj.
17-vjeçarja nga Roskoveci i Fierit u zhduk dhe familja pas kërkimeve të dështuara kërkoi edhe ndihmën e të gjithë qytetarëve dhe policisë.