Policia italiane ka goditur katër banda shqiptare, të cilat akuzohen për plot 57 grabitje. Gjatë aksionit policor, kanë rënë në pranga 17 anëtarë të këtyre bandave, të cilët kishin plaçkitur 23 banesa në Milano, 17 në Varese, 8 në Como, 4 në Cremona, 3 në Leçe dhe 1 në Brianza e Brescia.
Mediet italiane kanë publikuar pamjet e grabitjeve, ndërsa në një rast shqiptarët u janë përgjigjur me zjarr efektivëve të policisë, të cilët i kishin pikasur dhe iu kishin bërë thirrje të dorëzoheshin.
Sipas policisë fqinje, të katër bandat bashkëpunonin me njëra-tjetrën, ndërsa shqiptarët ishin bërë gati të ktheheshin në atdhe. Gjatë kontrollit, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy makina, radio dhe 2200 euro.