INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon 'beteja' mbi patentat e Apple dhe Samsung

Përfundon 'beteja' mbi patentat e Apple dhe Samsung

Publikuar më: 09:32 28-06-2018
Ka përfunduar ‘beteja’ mes Apple dhe Samsung mbi konfliktin shtatëvjeçar  të lidhur me çështjen e patentave. Të dy kompanitë ranë dakord për zgjidhje të betejës ligjore, sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura një ditë më parë, por nuk u zbuluan  kushtet. Marrëveshja nisi në vitin 2011 kur Apple akuzoi Samsung (SSNLF) për kopjimin e dizajnit të iPhone dhe veçoritë e software. Një juri vendosi se Apple duhej të dëmshpërblehej me 539 milionë dollarë, duke lënë Samsungun me një bilanc të papaguar prej 140 milionë dollarë që i detyrohej Apple. Me zgjidhjen e mosmarrëveshjes të mërkurën, nuk është e qartë se sa është shuma që Apple do të marrë. Në vitin 2012, një juri vendosi që Samsung duhet t’i paguante Apple më shumë se 1 miliard dollarë për kopjimin e veçorive të ndryshme hardwar dhe softwar të iPhone dhe iPad, por një gjyqtar federal më vonë e uli dënim me 450 milionë dollarë.
Lufta e tyre përfundimisht u dërgua në Gjykatën e Lartë, e cila në vitin 2016 shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Apelit, që Samsung duhet të paguajë 399 milionë dollarë për shkelje të patentës. Gjyqtarët dërguan çështjen në gjykatën e ulët për të zgjidhur dënimin financiar.
 
Article Logic
Execution time: 0.003809928894043