INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon dënimin Nehat Kulla, ''Gjenerali'' që vrau ish shoferin e Zëvendës Ministrit

Përfundon dënimin Nehat Kulla, ''Gjenerali'' që vrau ish shoferin e Zëvendës Ministrit

Publikuar më: 15:00 13-07-2019

Nehat Kulla, i njohur ndryshe edhe si "gjenerali" ka përfunduar dënimin me burg. Ai ndodhej në burgun e Fushë-Krujës, ndërsa pritet që të lerë qelin sot rreth orës 18:00.

Kulla ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata.

Në vitetet 1997-1998 në Tiranë ka qenë aktive banda e njohur me emrin e tij. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Article Logic
Execution time: 0.0044910907745361