INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përfundon edicioni i tretë i maratonës. Ja fituesit…[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:37 07-10-2018

Maratona në kryeqytet është bërë tashmë një event ndërkombëtar. Në të kanë marrë pjesë vrapues nga 40 shtete të ndryshme të botës. Për më shumë se 2 orë pjesëmarrësit kanë vrapuar për tre çmime të ndara sipas kilometrave dhe një çmim special u dha për personat me aftësi të kufizuara. Keniani Abel Kibet Rop është fituesi i parë dhe mes femrave dhe Luiza Gega për garën 21 km në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës. Rop arriti në finish 9 minuta më herët se Gega. Garën për gjininë mashkullore e fituan tre kenianë. Po kështu dhe atë të kategorisë “Tirana 10 Kilometër” e fituan sërisht tre garues nga Kenia.

Ndërsa fitues i garës për personat më aftësi të kufizuara, kategorinë “We Too” e fitoi Bledar Suxha. Këtë vit Kreu i Bashkisë, Veliaj nuk mori pjesë në garë, për shkak të ardhjes në jetë të djalit siç dhe ta vetë. Po u shfaq në fund dhe ndau çmimet për fituesit. Eventi u mbështet dhe nga Vodafone.

luiza.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109