Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë 8 studentët që goditën Ramën më vezë duke i dënuar me dy muaj burg.
Studentët që u shpallën fajtorë janë:
Anita Lushi, Bora Mema, Klodjana Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuci, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca dhe Valton Marku.
Studentet e kanë quajtur këtë dënim si një hakmarrje politike.
Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal është pezulluar ekzekutimi i vendimit dhe është zëvendësuar me detyrim për kryerjen e një pune në interes publik.