Është zhbllokuar pika doganore e Kapshticës pas grevës 24-orëshe të fermerëve grekë. Mësohet se pas ndërprerjes së grevës së fermerëve, puna në doganë vijon normalisht. Zyrtarët grekë njoftuan se nuk do të ketë më ndërprerje të punës në pikën doganore të Kapshticës.
Për të tretën herë brenda tre muajve të fundit, Greqia u paralizua nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, që u konsiderua si greva më e madhe kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Tsipras që kur ai ka ardhur në pushtet në janar të vitit të kaluar.