INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon greva e urisë më e gjatë në botë

Përfundon greva e urisë më e gjatë në botë

Publikuar më: 12:49 10-08-2016

Duket e pabesueshme, fakti që një grevë urie, të zgjasë kaq shumë.

Akvistja e drejtave të njeriut, Irom Sharmila i ka dhënë fund grevës së saj 16 vjeçare të urisë. Ajo njihet edhe si “Zonja e hekurt e Manipurit”, buzëqeshi, e më pas rënkoi pasi hëngri mjaltin përpara gazetarëve në shtetin verior të Indisë. Irom, tashmë hoqi tubin hundor që qeveria kishte përdorur për ta ushqyer me forcë për shumë vite.  

Në vitin 2005 u nominua  për çmimin Nobel, pasi  e nisi grevën në vitin 2000, për shkak se 10 civilë u vranë nga ushtria indiane në Manipur. Ajo protestoi për Aktin e Fuqive Speciale të Forcave të Armatosura të Indisë, që i jep fuqi ushtrisë për të kërkuar prona dhe  të ndalojë të dyshuar pa urdhër. 

Në fund të gjithë kësaj, ajo ka marrë vendimin më të rëndësishëm në jetën e saj, duke i dhënë fund grevës së urisë dhe të fokusohet në drejtimin e zyrës politike për të sjellë ndryshim.
 
Article Logic
Execution time: 0.0014848709106445