INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon hetimi, FBI jep përfundimet e tij mbi Hillary Clinton

Përfundon hetimi, FBI jep përfundimet e tij mbi Hillary Clinton

Publikuar më: 09:56 07-11-2016

Mbyllet më në fund çështja e Clinton në FBI.

Drejtori i FBI, James Comey informoi ligjëvënësit kryesorë gjatë ditës së diel se ai ende nuk besoj që Hillary CLinton duhet të përballet me ndjekje penale mbi përdorimin e e serverave privatë të emailave gjatë kohës së saj si sekretare e shtetit. Comey deklaroi se mbërriti në këtë konkluzion pasi agjentë të FBI shqyrtuan të gjithë emailet e reja të zbuluara, të dërguara nga ose për Clinton, në pajisjet elektronike që i përkasin bashkëshortit të asistentes Huma Abedin. Bëhet fjalë për Anthony Weiner, ish kongresmenin e turpëruar publikisht pas hetimit për pedofili. Comeny shtoi në letrën e tij se ekipi hetues i FBI ka ekzaminuar një numër shumë voluminoz e-mailesh ku përfshihen të gjithë komunikimet e Clinton si sekretare shteti, duke arritur më pas në përfundimin se nuk kanë ndryshuar konkluzionet që shprehën fillimisht në korrik. Me pak fjalë Clinton është e pafajshme, por kjo rishfaqje e FBI në skenë i ka kushtuar pikë në sondazhe ndërkohë që dita e madhe është nesër.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543