INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon ‘koha e paqes’, nga 1 shkurti nis aksioni për lidhjet e paligjshme të ujit

Përfundon ‘koha e paqes’, nga 1 shkurti nis aksioni për lidhjet e paligjshme të ujit

Publikuar më: 18:22 09-01-2018

‘Është shumë e rëndësishme, që të kemi më shumë komunikim në këtë muaj, pasi siç e kemi bërë të qartë në 1 shkurt përfundon “ koha e paqes” në kuptimin e mundësisë për çdo konsumator që përfiton nga lidhjet e paligjshme për t’u legalizuar falas dhe pa pasur më asnjë detyrim për ujësjellësit. Dhe fillon një proces ku pastaj çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit’ kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier me drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se nga data 1 shkurt nis aksioni për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit duke e konsideruar atë një krim që duhet ndëshkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0019848346710205