Pasditen e sotme është mbajtur Konferenca e Kryetarëve, e cila ka zgjedhur datën 30 gusht për të mbledhur Kuvendin në një seancë për të votuar për ligjin e vetting-ut që i hap rrugë zbatimit të reformës në drejtësi.
Deputetët do të kthehen në Kuvend në fund të këtij muaji, duke përmbushur në këtë mënyrë kërkesën e diplomatëve të huaj që kërkuan miratimin e vetting-ut brenda gushtit.