INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon kontrolli në shtëpinë e Saimir Tahirit, çfarë u gjet vallë?

Përfundon kontrolli në shtëpinë e Saimir Tahirit, çfarë u gjet vallë?

Publikuar më: 15:45 26-10-2017

Ka përfunduar pas rreth dy orësh, kontrolli i banesës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Katër oficerë gjyqësorë zhvilluan kontrolle në banesën e Tahirit.

Kontrolli nisi rreth orës 14:00 në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, lidhur me dosjen Habilaj, ku në dosjen e përgjimeve të autoriteteve italiane,  lakohet edhe emri i ish-ministrit.

Në momentin e parë kur kanë mbërritur oficerët për kontroll, Tahiri nuk ishte i pranishëm dhe pasi ka marrë njoftimin ai është rikthyer për të ndjekur nga afër procesin kontrollit të banesës së tij.

Më 19 tetor, Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit, Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, shkruan gazeta tema.

Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi raportin e shumicës, ku kërkohet hetim në gjendje të lirë për deputetin Tahiri dhe  kontroll të banesës së tij, ndërsa u rrëzua raporti i opozitës ku kërkohej arrestimi i deputetit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543