INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon “lufta”, arrestohet vrasësi i efektivit të FNSH-së [FOTO]

Përfundon “lufta”, arrestohet vrasësi i efektivit të FNSH-së [FOTO]

Publikuar më: 18:33 02-09-2016

Forcat e RENEA-s kanë bërë të mundur arrestimin e David Qoses, personi i cili i mori jetën efektivit të FNSH-së Ardian Kodra, në Torovicë të Lezhës. 30 vjeçari qëlloi me automatik në drejtim të FNSH-së dhe la të plagosur rëndë efektivin Ardian Kodra i cili humbi jetën gjatë transportit për në spital.
Për tre orë, David Qosja ka qëlluar disa herë me automatik në drejtim të policisë, ndërsa ishte i rrethuar në banesën e tij. Banorët e zonës e njohinatë si person me probleme mendore.
Ai refuzonte negociatat dhe qëllonte vazhdimisht drejt RENEA-s. Kështu, ai tentoi madje që të arratisej, duke u përpjekur që t’i vinte zjarrin katit të dytë të banesës për të shpërqendruar Policinë. Mirëpo, RENEA veproi me gaz lotsjellës fillimisht, dhe më pas hodhi një granatë “trullosëse”, për ta shpërqendruar autorin dhe për ta trullosur.
Pas këtij momenti, kanë ndërhyrë në banësë forcat RENEA dhe e kanë arrestuar autorin. Mësohet se ai nuk ka marrë asnjë plumb dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249