INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon mbledhja e Byrosë së Kuvendit: Përjashtohen 5 ditë nga Kuvendi, Braçe, Paloka dhe Ristani, shpëton Berisha

Përfundon mbledhja e Byrosë së Kuvendit: Përjashtohen 5 ditë nga Kuvendi, Braçe, Paloka dhe Ristani, shpëton Berisha

Publikuar më: 18:30 13-04-2016

Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, ditën e sotme janë shqyrtuar dy kërkesat për pezullim deputetësh, për shkak të incidentit të ndodhur ditën e enjte, ku deputetë të Partisë Demokratike u përplasën me deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ky i fundit acaroi debatin në sallën e Kuvendit, teksa u përplas verbalisht me ish-kryeministrin Berisha. Më pas, Ristani, Paloka e Keta tentuan që ta largonin nga foltorja, por ndërhynë punonjësit e Gardës për të parandaluar konfliktin fizik.

Kërkesa e parë ishte ajo e Partisë Demokratike, e cila kërkoi pezullimin me 10 ditë të deputetit socialist, Erion Braçe. Socialistët nga ana e tyre kërkuan pezullim po me 10 ditë për deputetët demokratë, Sali Berisha, Edi Paloka, Arben Ristani dhe Roland Keta.

Në përfundim, Byroja ka dalë me një vendim duke dënuar me nga 5 ditë pezullim të gjithë protagonistët e zënkës në seancën e së enjtes së shkuar, përveç Sali Berishës.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi nga ana e nënkryetarit demokrat të Byrosë, Edmond Spaho, i cili tha se me këtë vendim është barazuar “sjellja dhe fjalori fyes i Erjon Braçes me deputetët e tjerë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381