INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, Niko Peleshi ka këtë përgjigje për LSI

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, Niko Peleshi ka këtë përgjigje për LSI

Publikuar më: 18:36 31-01-2017

Situata mes PS dhe LSI është tensionuar, pas akuzave të forta nga ministra e deputetë të LSI-së, dhe kulmoi me shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë. Disa orë pas konferencës së Ilir Metës që deklaroi se do të kalojë në opozitë dhe nuk do të bëjë koalicion nëse PS arrin të marrë e vetme 71 deputetë, kryeministra Rama ka mbledhur kryesinë e PS-së.

Pas përfundimit të mbledhjes, akuzave të LSI iu është përgjigjur zv.kryeministri Niko Peleshi

Peleshi tha se qasja e PS ndaj partive në koalicion është strategjike dhe jo taktike. Ai tha se i mirëkupton taktikat elektorale të partive të tjera, deri në momentin që nuk kërcënojnë koalicionin.

“Kemi një program shumë ambicioz. Jemi në muajt e fundit të mandatit të parë. Kemi shumë të nevojshme që të përcojmë në komunitet mesazhet e bashkëpunimit të gjithë misionit tonë, në cdo familje, në cdo fshat.

Qasja jonë është strategjike, jo taktike. Kështu është sot do jetë edhe nesër. Le ta dëgjojnë. Strategjia jonë për të qeverisur vendin, nuk do ndryshojnë. Ne mund të mirëkuptojmë që partitë në koalicion mund të kenë taktika elektorale” , u shpreh ai

Peleshi ritheksoi se akuzat e Ylli Manjanit, të kryera ditën e djeshme, vërtetojnë se shkarkimi i tij ishte i drejtë

“Ato deklarata treguan që vendimi ishte i drejtë”, tha Peleshi

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539