INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon mbledhja e LSI, mblidhen votat për Ilir Metën President, takim urgjent me Ramën

Përfundon mbledhja e LSI, mblidhen votat për Ilir Metën President, takim urgjent me Ramën

Publikuar më: 17:59 27-04-2017

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mbledhja nisi në orën 17:00 dhe në fokus kishte procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nisur mbledhjen e  firmave për kandidaturën e Metës president. Procesi i iniciuar fillimisht nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste duket se po shkon drejt një zyrtarizimi të kandidaturës së Metës për president. Raundi i katërt me Metën kandidat për president mbetet të jetë veç një formalitet pasi mazhoranca PS-LSI  i ka numrat në parlament duke kaluar më shumë se 84 mandate.

Deri tani, sipas burimeve, 20 firmat për të propozuar Metën president po shkojnë drejt përmbylljes pasi 18 janë plotësuar nga deputet e LSI, nga të cilët vetëm Ilir Meta dhe Vangjel Tavo nuk kanë firmosur, pritet që dy firmat e tjera të plotësohen nga deputetët e PS.

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta janë takuar në “Vilën 30” për të folur për çështjen e Presidentit, por pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Meta ka pohuar se s’ka ende asgjë zyrtare.

 “Nuk kemi ende një komunikim zyrtar”, është shprehur Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318