Studentët e ngujuar në Fakultetin Ekonomik kanë vendosur që protesta të vazhdojë.
“Do vazhdojmë bojkotin dhe ngujimin tonë pa afat, pasi kërkesat tona nuk janë plotësuar. Nesër të gjithë duhet të na bashkohen në protestë, pasi nuk janë plotësuar kërkesattona. E kemi parë që kemi mbështetjen e të gjithëve dhe Rama të mos guxojë të cenojë kauzën tonë. Ne do shkojmë të ngujohemi tani dhe të gjithë duhet të na bashkohen. Nesër herët në mëngjes prej orës 07:00 iu ftojmë ti bashkoheni kauzës sonë. Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, tha një i ri.
“Porta nuk do bllokohet, sepse është dita e hënë. Këto ditë është bllokuar me pretekstin se është e shtunë e dielë. Studentët janë të vendosur. Nuk i bllokojmë dyert”, ka thënë një student.
Përfundon mbledhja/ Zbulohet plani i studentëve të ngujuar: Larg nesh këlyshët e tyre, Rama të mos guxojë të... on Vidnews.