INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e Kryesisë, zgjidhet pasuesi i Valdrin Pjetrit, Rama “dush të ftohtë” drejtorëve: Të japin dorëheqjen

Mbledhja e Kryesisë, zgjidhet pasuesi i Valdrin Pjetrit, Rama “dush të ftohtë” drejtorëve: Të japin dorëheqjen

Publikuar më: 17:55 28-08-2019

Ka përfunduar mbledhja e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama me drejtuesit politikë të PS-së në qarkun Shkodër.

Mësohet se kreu i qeverisë u ka thënë drejtorëve të japin dorëheqjen. Kryeministri ka shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën e drejtimit të institucioneve prej tyre në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.

Ata do të zëvendësohen me gra tek të cilat pritshmëritë e kryeministrit janë më të larta për shërbime më të mira ndaj qytetarëve. Rama ka thënë se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

Kjo u konfirmua edhe nga kryetarja e re e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briselda Kadia.

“I është komunikuar të japin dorëhqejen në mënyrë që të kemi një ristartim në këtë Bashki. Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do të jenë brenda këtyre institucioneve, por do të ngremë një komision që do të përzgjedhë figurat e reja. Do të jenë gratë që do të përzgjidhen”, u shpreh Kadia në përfundim të mbledhjes.

Mbledhja e drejtuesve politikë të qarkut të Shkodrës për Partinë Socialiste zgjodhi ish-deputetin e kësaj force politike Astrit Beci si koordinatorin politik të PS-së në qarkun më të madh të veriut të vendit.

53-vjeçari zëvendëson në këtë detyrë Valdrin Pjetrin, i cili u dorëhoq nga ky post dhe si kryebashkiak i Shkodrës pas akuzave të Partisë Demokratike se ai ka fshehur dënimin e tij në Itali përpara 16 vitesh në formalurarin e dekriminalizimit për trafik droge.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032088756561279