Ka përfunduar pas 40 minutash mbledhja e kryministrit Rama me 12 koordinatorët e qarqeve të Partisë Socialiste për ndryshimet në qeveri. Siç bëhet me dije nga mediat e tjera në vend, kryeministri Rama ka vendosur për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ministrit të Mirqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe Ministrit për pushtetin Vendor Blendi Çuçi, vendime të pakonfirmuara zyrtarisht por që pritet të bëhen publike të hënën.
Arsyeja e këtyre largimeve është për t’i dhënë dinamizëm fushatës elektorale të 18 qershorit dhe këta ministra do të zëvendësohen me emra të tjerë për të qenë me kohë të plotë në aktivitetin qeveritar.
Në takim morën pjesë Gramoz Ruçi koordinator për qarkun e Fierit, Blendi Klosi, për qarkun e Beratit, Vangjush Dako për Durrësin, Damian Gjiknuri për Vlorën, Bledi Çuçi për Gjirokastrën, Taulant Balla për Elbasanin, Ilir Beqaj për Kukësin, Mimi Kodheli për Dibrën dhe Lindita Nikolla si koordinatore për qarkun e Lezhës si dhe Saimir Tahiri si coordinator për qarkun e Tiranës.