Audit të verdhë që u bë i famshëm ditë e fundit në Itali për faktin se qarkullonte me shpejtësi maramëndëse dhe policia ishte në ndjekje të tij për të mësuar mbi përdoruesit e tij, i është vënë flaka! Policia italiane mendon se ky automiet përdorej nga 3 shqiptarë, por që pas këtij akti ata kanë ikur pa lënë gjurmë. Me sa duket drejtuesit e automietit i cili pas verifikimeve rezultoi se ishte vjedhur në Milano e patën të pamundur të vijonin “aventurën” dhe e kanë shkrumbuar.
Flakët e tij, në mesantë u raportuan në polici nga kalimtarët. E më pas u verifikua se mjeti i djegur ishte i famëshmi Audi i verdhë.