Edhe 2 qarqe kanë mbyllu numërimin e votave. Bëhet fjalë për Qarkun e Lezhës dhe atë të Kukësit. Sipas të dhënave të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në qarkun e Kukësit deputetët ndahen vetëm mes dy partive të mëdha politike PD e PS. Sipas rezultateve përfundimtare PD ka marrë 2 mandate deputetësh ndësa PS 1 mandat deputeti.
Ndërsa në Qarkun e Lezhës PD dhe PS kanë të njëtin numër mandatesh, përkatësisht nga 3 mandate deputetësh, ndërsa LSI ka siguruar edhe këtu një mandat deputeti.
Mësoni kush do të jenë deputetët që do të përfaqësojnë në Kuvend për 4 vitet e ardhshme këto 2 qarqe.
Deputetët e Qarkut Lezhë:
PD:
1. Aldo Bumçi
2. Lindita Metaliaj
3. Andon Frrokaj
PS:
1. Lindita Nikolla
2. Pjerin Ndreu
3. Gjetan Gjetani
LSI:
1. Viktor Tushaj
Deputetët e Qarkut Kukës
PD:
1. Flamur Noka
2. Isuf Çelaj
PS:
1. Mimi Kodheli