INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon numërimi i kutive në Tiranë, Shpëtim Idrizi mbetet jashtë Kuvendit

Përfundon numërimi i kutive në Tiranë, Shpëtim Idrizi mbetet jashtë Kuvendit

Publikuar më: 19:40 13-07-2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve   ka përfunduar rinumërimin e 64 kutive të kontestuara në Qarkun e Tiranës nga Partia Socialiste dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Pas numërimit të 64 kutive, PDIU ka marrë 5 vota më shumë se në rezultatin e shpallur në fund të qershorit.

Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të marrë mandatin e deputetit duke ngelur jashtë parlamentit. PDIU-së i duheshin 37 vota mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit që të arrinte pragun për marrjen e një mandati në Qarkun e Tiranës.

Në rast se PDIU do të siguronte votat e nevojshme, mandati që do t’i kalonte Idrizit do t’i hiqej Partisë Socialiste, e cila ka 18 mandate deputetësh nga 34 që ka Qarku i Tiranës në total.

Sipas rezultateve të mëparshme të zgjedhjeve të 25 Qershorit, PS ka marrë 200.517 vota (18 mandate) në Qarkun e Tiranës, kurse PDIU 12.434 vota (0 mandate).  Përpara se KQZ të përfundonte numërimin e kutive të kontestuara, PDIU ka dorëzuar një kërkesë për rinumërimin e votave në të gjithë Qarkun e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0022900104522705