Qytetarët dibranë i’u drejtuan kutive të votimit ditën e djeshme për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre. Pas numërimit të 118 kutive të votimit, është vendosur edhe kryetari i Bashkisë, dhe ai është kandidati i ASHE-së Muharrem Rama. Kandidati i majtë ka siguruar 14703 vota ndaj 11358 të Sherefedin Shehut, pra me një diferencë prej 4194 votash.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 33978 qytetarë kanë votuar për kryetarin e ri të Bashkisë, i cili do të zëvendësojë në këtë post Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një varëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.