Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në bashknë e Himarës. Partia Socialiste me 4465 ka dalë fituese në Himarë duke thyer bastionin e Vangjel Dules, kryetarit të PBDNJ-së. Kreu i partisë minoritare synonte që së bashku me votat e Partisë Demokratike të dilte forcë e parë në këtë bashki, por ka marrë vetëm 1844 vota. Kështu, pas përfundimit të numërimit në të 39 kutitë e Bashkisë Himarë, PS-ja ka dalë forcë e parë në Himarë 59.7%, ndërsa PD me 24.6% e treat LSI me 11.5%.