Përfundon Procesi i numërimit të votave në Mallakastër. Shpallet fitues kandidati i PS-së, Qerim Ismailaj.
Ky i fundit ka marrë 92.36% ose 5,692 vota kundrejt kandidatit të Bindjes Demokratike Robert Brahaj, i cili ka marrë vetëm 471 vota.
Deri tani kjo bashki është drejtuar nga Agron Kapllanaj, i zgjedhur si përfaqësues nga radhët e Partisë Demokratike.