INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon numërimi në Vlorë. PS merr 8 deputetë, PD 3 dhe 1 LSI, mbetet jashtë Ristani

Përfundon numërimi në Vlorë. PS merr 8 deputetë, PD 3 dhe 1 LSI, mbetet jashtë Ristani

Publikuar më: 01:02 27-06-2017

Përfundon procesi i numërimit në qarkun e Vlorës me një fitore të thellë të Partisë Socialiste. Nga numërimi i 447 kutive, ky qark ka prodhuar 8 deputetë për PS, 3 për PD, 1 LSI. Duhet përmendur fakti se nga kjo garë ngel jashtë listës së fituesve kandidati i PD-së Arben Ristani, i cili nuk ka mundur të mbledh aq vota sa të sigurojë mandatin e tij.
Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste merr 65036 vota ose 8 mandate, PD merr 22503 vota ose 3 mandate, LSI ka 12373 vota ose 1 mandate, PDIU 3598, asnjë mandat.
QARKU VLORË (12 MANDATE)

Lëvizja Socialiste për Integrim (1 mandat)
1.Shezai Rrokaj

Partia Socialiste (8 mandate)
1.Damian Gjiknuri
2.Vilma Bello
3.Alket Hyseni
4.Vullnet Sinaj
5.Andrea Marto
6.Edi Rama
7.Edmond Leka
8.Fatmir Velaj

Partia Demokratike (3 mandate)
1.Agron Shehaj
2.Nadire Mecorapaj
3.Vangjel Dule

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227